Takimi i aleatëve me Bashën, Ndoka: Bojkot Kuvendit nëse s’plotësohen kushtet tona

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka foli sot për takimin që PD-ja mbajti me aleatët për të përcaktuar platformën e unifikuar politike në vazhdim.

Ndoka u shpreh se opozita do të bojkotojë Kuvendin nëse nuk plotësohen kushtet e vendosura prej tyre.

“Opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej atëhere deri më sot, Edi Rama ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme të qytetarëve”- u tha në takimin e përbashkët të kryetarëve të partive opozitare.

Për këtë platformë është rënë dakord sot, se ajo është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Platforma përfshin:

– votimin elektronik dhe numërimin elektronik,

– reformën e financimit të partive,

– kufizimin e shpenzimeve në fushatë,

– barazinë në aksesin mediatik,

– mospërdorimin e burimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin,

– dhe një sërë aspektesh të tjera.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reagimi/ “Armando Prenga shtiu me armë edhe duke ikur nga Kuvendi”

Deputeti demokrat, Astrit Patozi ka komentuar letrën e ish-deputetit socialist Armando Prenga ...