Ndërron jetë ikona e futbollit shqiptar

37
Kliko per me shume info

Futbolli shqiptar trishtohet sot nga lajmi i hidhur i vdekjes së ikonës së kësaj fushe. Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare, Tato Bimbli. Deri dje, ish futbollisti ishte i vetmi kampion i gjallë i titullit të parë “Kampion” të Skënderbeut, titull që e mori në vitin 1933. Tato Bimbli, i cili në vitin 1954 mori titullin “Mjeshtër Sporti”, ka punuar për shumë vite si trajner dhe zyrtar i sporteve në qytetin e Korçës.
Futbollisti u shpall në vitin 2009 ,”Qytetar Nderi” i Korçës, për kontributin e tij në sport. Lajmi për vdekjen e tij, vjen pak kohë pas atij për portierin e “Skënderbeut”, Klani Marjani, i cili ndërroi jetë në moshën 102-vjeçare.
Për vdekjen e ikonës së futbollit korcar ka regaur edhe klubi i Skëndërbeut që shpreh ngushëllime për familjen Bimbili.
“Klubi i futbollit, presidenti Takaj, stafi dhe lojtarët shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bimbli. U prefsh në paqe Tato! Lamtumirë kampion!”- thuhet në njoftimin e ekipit të Skënderbeut në ‘Facebook’.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here