Ndahet nga gruaja, i hyn në banesë dhe vret 11 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një person i armatosur ka hyrë në një banese dhe ka vrarë të paktën 11 persona natën e Vitit te Ri ne Campinas, qytet ne juglindje te Brazilit. Mësohet se autori i kësaj masakre më pas ka qëlluar dhe veten. Policia në Sao Paulo ka thënë se autori dyshohet se ka qenë i mërzitur nga ndarja me gruan e tij, e cila mbeti në mesin e viktimave. Mediat lokale thonë se viktime mbeti edhe djali 8 vjeçar i çiftit, raporton Reuters, shkruan “Panorama”.

Një fqinj i intervistuar nga televizioni “Globo” ka thënë se ai dhe familja e tij i kanë dëgjuar të shtënat por kane menduar se ishin fishekzjarre për Vitin e Ri. Vetëm kur një prej të plagosurve erdhi tek ta, i gjakosur e duke kërkuar ndihmë, e kuptuan se dikush kishte qëlluar me armë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rritet numri i viktimave nga sulmi terrorist ne Londer

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga sulmi në Londër. Një ...