Müller: Pep Guardiola po vuan? Epo, punon në Ligën Premiere

Sulmuesi i Bayernit, Thomas Müller, nuk është aspak i surprizuar të shohë ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, duke vuajtur në Ligën Premiere.

Verën e shkuar katalanasi la bavarezët për të nisur një aventurë të re te Manchester City dhe – ndryshe nga tre vitet e tij në Gjermani – 45-vjeçari nuk po arrin të dominojë me “Qytetarët”. Aktualisht skuadra e tij renditet e katërta në tabelën e klasifikimit, me shtatë pikë më pak se Chelsea kryesues. Kjo bie në sy, sepse Pep është mësuar duke i fituar titujt me shumë pikë diferencë.

“Liga Premiere është shumë e vështirë, me shumë skuadra të forta. Nuk është e lehtë të fitosh ndaj çdo skuadre. Në Angli luhen shumë ndeshje“, tha Müller në televizionin e Bayernit. “Ky është viti i parë i Pep-it te City dhe ka shumë faktorë që ia bëjnë sfidën të vështirë.
Për mua, nuk është një surprizë e madhe që ai nuk e ka nisur sezonin si kryesues”, – shtoi 27-vjeçari. Müller gjithnjë ka folur me respekt për ish-teknikun e tij, edhe pse nuk është një futbollist i prerë për kërkesat tërësisht origjinale që ka gjeniu i futbollit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Erkand Qerimaj e Elez Gjoza, sherr edhe në mortin e legjendës Ymer Pampuri

Komuniteti i peshëngritjes dhe i sportit në përgjithësi, i ka dhënë mesditën ...