Motra e Ergi Dinit thirrje Tahirit: Të dënohet perversi që abuzoi me emrin e vëllait

Showbiz

Pas aksidentit tragjik me motor që i mori jetën këngëtarit Ergi Dini dhe mikut te tij, familja nuk po gjen qetësi. Ka qene motra e Ergit, Barbana Dini qe është e shqetësuar pasi dikush i vodhi llogarinë në ‘Facebook’ vëllait të saj, e cila përdorej nga mamaja e tij.

Këngëtarja shkruan se falë ndihmës së dikujt, kanë mundur ta rimarin llogarinë, por ajo kërkon që autori të ndëshkohet dhe për këtë kërkon edhe angazhimin e ministrit Saimir Tahiri. Barbana Dini ka kërkuar nga Policia dhe ministri Tahiri të identifikojë dhe vendosë para drejtësisë personin që abuzoi me profilin e vëllai të saj të ndjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i plotë i Barbana Dinit:

Mbrëmë fal impenjimit të gjeniut te mirënjohur shkodran, Nilidon Pepushaj, u arrit që ‘Facebook’-u te rikthehej në pronësinë e nenës sime, pas një përpjekje të gjatë. Çuditërisht, ky person, qe vodhi Facebook-un,përdori të gjitha mënyrat për të mos e dorëzuar dhe tentoi të vidhte edhe profilin e vëllait tim Ergit si dhe te gjithë anëtareve te tjerë të familjes..!

U zbulua qe ai është përpjekur te manipulojë IP për te mos u identifikuar nga organet hetimore, duke përdorur si mbulim Islandën si vendndodhjen e tij. Duke falënderuar edhe njëherë nga zemra Nilidon Pepushajn djalin e mrekullueshëm qe na riktheu FB-ne, gjitha mesazhet e fshira te ngushëllimeve dhe fotot e kujtimeve familjare, e bashke me to arriti te identifikoje IP e vërtetë të vjedhësit.

Çështja është se fenomeni i vjedhjes se profileve është problem shqetësues pasi rrjetet sociale nuk janë thjeshte ceshtje argëtimi, por janë identiteti, jeta dhe dinjiteti personal i çdo njeriu. Veprime te tilla janë kriminale dhe te dënueshme me ligj, por fatkeqësisht ndoshta është ky momenti që ligje te tilla te vihen ne zbatim. Prandaj, në emër të gjithë të abuzuarve nga këto pervers i kërkoj degës se IT pranë Policisë se Shtetit dhe ministrit Sajmir Tahiri të identifikoje dhe të verë para përgjegjësisë personin me nr e IP: 185 62.174.75!

ME TE LEXUARAT