Motra e hajdutit të vrarë shqiptar kërkon 200 mijë euro dëmshpërblim

4
Kliko per me shume info

Motra e shqiptarit Dritan Osmani, i cili u vra në vitin 2006 nga një këshilltar i Partisë Lega Nord në Itali kërkon 200 mijë euro dëmshpërblim.

Ajo është Gentjana dhe mësohet se ka bërë padi në gjykatë për këtë ceshtje. Dritan Osmani u vra në Kastelnuovo, pasi kishte hyrë në shtëpinë e Mikelanxhelo Ricit, ish-këshilltar komunal i Lega Nord.Ky i fundit e ka qëlluar atë me armë zjarri pasi e ka pikasur. Ai sot është ende në proces gjyqësor për vrasjen, e cila sipas avokatëve të të ndjerit edhe mund të ishte shmangur.

Kliko per me shume info

Por e motra e viktimës, Gentjana Kaja kërkon dëmshpërblim nga autoritetet për vrasjen e të vëllasë.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur më 27 janar të vitit 2006. Rici dëgjoi disa zhurma natën vonë jashtë shtëpisë dhe pikasi Osmanin, të cilin e ka qëlluar me armë pa paralajmërim.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here