Parashikimi i motit, ulen temperaturat, rikthehen reshjet

Aktualitet

Dita e sotme do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave ku si fillim do të jenë në zonat jugore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin. Në zona të thella malore reshjet do të jenë në formë dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë vendin por sasia e reshjeve do të jetë e pakët. Parashikohet që edhe gjatë natës, vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 1 apo 2 gradë të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë deri në 4 ballë.

ME TE LEXUARAT