Moti ngrin liqenin e Ohrit, banorët e shndërrojnë në “pistë patinazhi”(Foto)

Temperaturat e ulëta kanë ngrirë një pjesë të bregut të liqenit të Ohrit në Strugë. Liqeni i ngrirë për struganët dhe turistët e shumtë ishte një atraksion i vërtetë, për shkak se është një pamje që rrallëherë ndodh.
Liqeni i Ohrit është shndërruar në një shesh të vërtetë patinazhi. Nëse kjo pjesë e liqenit ku aktualisht gjendem në verë përdoret për larje, tani e njëjta është nën një shtresë të trashë dhe të thellë të akullit.
Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend kur për herë të fundit ishte ngrirë liqeni. Të tjerë thonë se një pjesë e vogël ka ngrirë para më shumë se tridhjetë vjetëve.
Për dyzet vjet nuk kam parë akull në liqen, në fakt aq sa mbaj mend unë kurrë nuk është ngrirë. Erdhëm të shohim si është. Të moshuarit në Strugë thonë se në vitet e pesëdhjeta ishin ngrirë kallami i liqenit dhe barkat – shprehet një qytetar.
Unë 20 vjet vij këtu në Strugë diçka si kjo deri tani nuk kam parë. Minus 22, minus 25 është shumë për këtë liqen, kjo më habit. Ky është një atraksion i vogël – shton një tjetër qytetar.
Ndërkohë problem shtesë për struganët janë rrugët e ngrira nëpër qytet dhe ato që të çojnë në Ohër./Alsat.M/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Arrestohen dy shqiptarë në Igumenicë me 21,7 kg kanabis

Dy shqiptarë janë arrestuar pasditen e sotme në afërsi të Igumenicës. Të ...