Moti i keq në Tiranë, punonjësit e Bashkisë në ‘’aksion’’(Foto)

Dëbora ka ‘’pushtuar’’ kryeqytetin ndërsa mëngjesin e sotëm punonjësit e Bashkisë kanë nisur aksionin për pastrimin e rrugëve.
Pavarësisht temperaturave të ulëta, 1200 punonjës të Bashkisë punuan gjatë orëve të natës për mbajtjen hapur të rrugëve si në zonat brenda qytetit, ashtu edhe në periferi, duke pastruar borën dhe hedhur kripë dhe skorje.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre në rrugë.

“Natë e gjatë pune për kolegët e turnit te 3-të në Tiranën e zbardhur. Orët e para të mëngjesit pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë.

Po pastrojmë me mjete të rënda në rrugët kryesore të Tiranës, ushtro kujdes në qarkullim gjatë orëve të natës. Flm për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj në Tëitter.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet me drogë dhe armë zjarri në makinë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Janinë

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi në kufirin greko ...