Moti keq, ja e papritura për 500 pasagjerët nga Durrësi për në Ankona

10
Kliko per me shume info

Moti i keq, era e fortë dhe dallgëzimit në det kanë bërë që lundrimi në Portin e Durrësit të pezullohet.

Pasojat e motit të keq janë ndjerë më të shumti nga 500 pasagjerë të tragetit të linjës Durrës-Ankona, i cili u detyrua të devijojë lundrimin në drejtim të Barit, pasi Porti i Ankonës ishte i mbyllur. Mësohet se trageti i nisur nga Durrësi pasditen e së enjtes arriti në portin e Barit, dhe menjëherë filloi zbarkimi i 500 pasagjerëve në bord, ku 100 prej tyre ndodhen ende në traget, pasi janë pa makina. Mësohet se ata do të transportohen me autobusë për në Ankona.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, vështirësi paraqiten edhe për dy tragete të nisura nga Bari në drejtim të Durrësit. Ishte parashikuar që këto tragete të mbërrinin në Durrës mëngjesin e sotëm në orën 08.00, por për shkak të vonesave nga Era e fortë dhe deti deri në 7 ballë, do mbërrijnë pasdite vonë.

Nisur nga situata e motit të keq, kapiteneria ka urdhëruar që të mos dalin në det anijet e vogla për lundrim dhe as ato për peshkim.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here