Moti i keq, ja akset ku duhet të bëni kujdes

Ministria e Transporteve ka informuar së fundmi kalueshmërine në Akset Kombëtare.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka patur rreshje bore në të gjithë Rajonin. Në akset e Tropojës dhe Kukësit është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës nga kontraktorët. Akset në këto qarqe qarkullohen pa zinxhirë. Edhe në akset e Dibrës ka patur rreshje bore. Kontraktorët po punojnë për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Akset e këtij qarku qarkullohen me zinxhirë. Edhe në disa akse të Shkodrës ka patur rreshje bore. Është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. në aksin e Razmës qarkullohet me zinxhirë në një pjesë të tij. Edhe në disa akse të Pukës qarkullohet me zinxhirë, për shkak të rreshjeve të borës.

Të gjithë kontraktorët janë duke punuar me borëpastruese dhe mjete të tjera.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Në akset e këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. në aksin Elbasan – Qafë Thanë është bërë hedhja e kripës, qarkullimi është normal. Ka patur rënie gurësh në disa zona, që janë pastruar nga kontraktori.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Nuk ka probleme në akset e këtij Rajoni. Në akset e Korçës është bërë hedhja e kripës për shkak të temperaturave të ulëta. Në Llogora nuk ka probleme me qarkullimin.
Në të tre Rajonet, kontraktorët janë në gadishmëri me mjete borëpastruese dhe fuqi punëtore.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka ngrica dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Italia hap dyert – 30.850 vende pune gati

Qeveria italiane i ka rihapur dyert punëtorëve ekstra komunitarë sezonal. Dekreti i ...