Moti i keq, qytetarët i turren Ramës: Na e bëre malin fushë. Ja si reagon ai…

Kliko per me shume info

Pas vlerësimit që i bëri kryeministri Edi Rama në Facebook strukturave shteërore në përballjen me situatën e vështirë të krijuar për shkak të motit, pati edhe të pakënaqur që indinjimin e tyre e shprehën nëpërmjet komenteve në statusin e kreut të qeverisë.

“Provë e seriozitetit dhe dinjitetit të strukturave shtetërore në përballjen e kësaj sfide të jashtëzakonshme,” shkroi Rama.

Kliko per me shume info

Debati mes Ramës dhe komentuesve

Komentuesi 1 : Ngrohja ne shkolla e kopshte?! A e keni llogaritur koston e femijeve qe nuk do shkojne dy jave ne shkolle/kopeshte?! Po prindin qe detyrohet te lere punen per t’i mbajtur ata ne shtepi?! Jo te gjithe femijeve u punojne te dy prinderit ne administrate. Nuk do merzitesha te paguaja nje takse per ngrohjen ne shkolla. Bora do te biere, difekte do te kete, emergjenca po ashtu, por te cenohet perditshmeria se bie temperatura nuk eshte normale. E dim qe eshte problem i mbartur, e dim qe ka kosto, por s’do te thote qe s’ka zgjidhje. Shpresojme qe vitin tjeter te keni dhene nje zgjidhje. Ne u votojme te gjeni zgjidhje, paguajme dhe taksat qe vendosni.
Edi Rama: Nje pyetje kam, çfare taksash paguan ti? Nderkohe per faktin qe duhen ngrohur te gjitha shkollat ke te drejte, por sic e thua edhe vete eshte problem i mbartur ne 20 e kusur vite qe nuk zgjidhet dot per tre vjet e kusur muaj!

Komentuesi 2 :Shyqyr qe i gjete ti ne krye te detyres se populli nuk i gjen po ndoshta jane informuar se po shkon kryeministri.
Edi Rama: Respekt per keta njerez dhe madje te marrim shembull prej tyre ne vend se t’i perflasim pa lidhje!

Komentuesi 3 : Me te ndegjuar nga fjalet ty e ke bo malin fushe, respekte per kete popull qe ju beson kaq shume
Edi Rama: Keto nuk jane me te ndegjuar jane me te pare

Komentuesi 4 : Sh po sakrifikoin pse ske shtet qfar do te thot ne gusht kush spaguan ska tani qbeim
Edi Rama: Nuk e kuptoj dot cfare ke shkruar Klodian! Provo edhe njehere me shqipshkrimin

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here