Moti i keq/ Emergjencat Civile informojnë situatën për akset rrugore sipas qarqeve

Aktualitet

Emergjencat Civile informojnë për situatën në akset rrugore deri në orën 15:30 si pasojë e motit të keq. Informohet se në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet, ndërsa disa zona në veri të vendit janë pa energji elektrike. Në tunelin Kalimashit sasia e dëborës ka arritur në 70 cm, ndërsa këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Përkeqësimi i motit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale.

Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata është paraqitur më e qetë në jug të vendit edhe pse në qarqet Korçë dhe Vlorë ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

SITUTA SIPAS QARQEVE DERI NE OREN 15:30

QARKU KUKËS

· Rruga e Kombit dhe akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme me zinxhirë.

· Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

· Akset rurale Kukës-Shishtavec, Kukës-Shën Mëri dhe Surroj –Arrën vijojnë të jenë të bllokuara.

· Në qytetin e Kukësit edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së specialistëve të OSHEE, me përjashtim të dy Njësive Administrative, Bicaj dhe Ujmisht.

· Një shtetase e cila kishte probleme shëndetësore në Fshatin Berishë të Rrethit Tropojë është duke u transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar. Për hapjen e rrugës po përdoret një fadromë.

QARKU SHKODËR

· Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëbore dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit.

· Aksi rrugor Pogë-Qafë Thore – Theth është i bllokuar.

· Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike.

· Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.

· Në fshatin Levosh, Njësia Administrative Iballë në një ndërmarrje kromi janë bllokuar tre punëtorë. Po bëhen përpjekje për të siguruar transportimin e tyre për në banesat.

· Aksi Fushë Arrëz-Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë.

· Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë – Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese.

· Të bllokuar janë edhe akset rrugore Fushë Arrëz – Iballë dhe aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë, Qafë Shllak – Kukës pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve.

· Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrëzit.

· Në Malësi e Madhe segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq)-Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.

· Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë.

· Vështirësi qarkullimi ka në Urën e Spatharit, në aksin rrugor Vau Dejës-Shkodër si rezultat i ngricave. Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë.

QARKU DIBËR

· Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli –Peshkopi, Njësia Administrative Maqellarë qarkullimi bëhet me vështirësi vetëm me zinxhirë.

· Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.

QARKU ELBASAN

· Në qarkun Elbasan, aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i bllokuar dhe po punohet me dy mjete borëpastruese për hapjen e tij.

· Në Njësinë Administrative Labinot Mal ka tre fshatra pa energji elektrike ndërkohë energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Stëblevë.

QARKU KORÇË

· Të gjitha akset rrugore janë të hapura. Qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.

QARKU VLORË

· Në Qafën e Llogorasë, trashësia e dëborës arrin nga 4 deri në 5 cm. Rruga është e kalueshme pa zinxhir. Ndërkohë firma kontraktore ka marrë masat për hedhjen e kripës në këtë segment rrugor.

· Në Qafën e Muzinës ka rënë dëborë e lehtë. Ky segment është i kalueshëm pa zinxhirë. Prezencë të dëborës ka edhe në Bashkinë Himarë.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë deri në orën 11:00:

QARKU KUKËS

Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të shumta dëbore me intensitet të lartë e ulje temperature. Lartësia e dëborës varion në qytete nga 20-35 cm e në zona rurale deri në 1 m në Valbonë. Në mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar rreth 32 borëpastruese.

· Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm në Tunelin e Kalimashit. Në këtë aks punojnë 8 borëpastruese.

· Akset Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Kukës –Zapod dhe Fushe Dukagjin–Qafë Shllak janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Krumë-Qafë Prushi-Kam, e qarkullueshme pa zinxhirë.

· Në bashkinë e Bajram Currit akse të qarkullueshme me zinxhirë janë Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë dhe Dushaj–Lekbibaj, ndërsa të qarkullueshme pa zinxhirë janë Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Bajram Curri-Fierzë

· Ndërkohë të bllokuara janë Njësia Administrative Grykë-Çaj, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Malzi.

QARKU SHKODËR

· Në të gjithë territorin e qarkut Shkodër ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Në bashkinë Shkodër dhe në njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Kelmend ka prezencë të dëborës edhe në akset lidhëse të tyre. Në këto njësi lartësia e dëborës shkon nga 70-110 cm.

· Në bashkinë Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz, trashësia e dëborës shkon nga 80-100 cm. Në njësinë administrative Iballë, trashësia e dëborës shkon deri në 120 cm.

· Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth- Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal vazhdon të jetë i pakalueshëm.

· Bashkia ka kontraktuar disa subjekte, të cilat kanë vënë në dispozicion mjetet dhe forca për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Prekal-Theth, por nuk po ndërhyhet për shkak të lartësisë së madhe të dëborës. Subjekti kontraktor po punon për hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.

· Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Po punohet me mjete dhe forca për hapjen e këtyre akseve rrugore.

· Aksi rrugor Pukë- Qelëz është i bllokuar, ndërkohë në segmentin Fushë Arrëz-Pukë, po punojnë dy borëpastruese.

Në aksin Fushë Arrëz-Iballë dhe në segmentin Fushë Arrëz-Qafë Mali po punojnë edhe dy borëpastruese të tjera.

· Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë janë të bllokuar. Për hapjen e këtyre akseve rrugore po punojnë dy fadroma ndërsa në segmentin Tamarë-Kozhnje, po punojnë dy borëpastruese.

Strukturat e KESH dhe OSHEE-së janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën, aktualisht informojmë se nuk ka probleme në të gjithë territorin e Qarkut për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

QARKU DIBËR

· Segmentet rrugor Muhurr-Çidhen-Lurë, Muhurr-Çidhen-Reç, Muhurr-Selishtë, Lurë-Peshkopi, Klos-Ziver, Klos-Kurçelaj dhe Klos-Gurrë e Sipërme vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Ndërkohë në rrugët Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Çerenecit-Steblevë po punohet për hapjen e tyre.

· Rruga nacionale Skuraj-Burrel, është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1 fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve.

· Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, e qarkullueshme me zinxhir. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.

· Rruga Nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, e qarkullueshme me zinxhir.

· Rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), e qarkullueshme me zinxhir.

· Firmat kontraktore në territorin e Qarkut Dibër po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme akset rrugore dhe të bëjnë të mundur hapjen e akseve rrugore që kanë probleme

QARKU LEZHË

· Segmenti i Rrugës së Kombit, Rrëshen-Fan-Tunel është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë dhe po mbahet gjatë gjithë kohës në monitorim nga policia.

Firma kontraktore po punon me 7 fadroma.

Në këtë qark të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme por me zinxhirë.

QARKU KORÇË

· Në bashkinë Korçë përgjatë natës trashësia e dëborës ka arritur 15 cm.

Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka arritur 30 cm.

Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë- Qafë Plloçë-Pogradec, Korçë-Qarre-Ersekë, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Qafë Qarri ka ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta dhe si pasojë qarkullohet me vështirësi.

QARKU VLORË

· Në Qafën e Muzinës, Qafë Gjashtë dhe Qafë Llogara si shkak i ngricave gjatë natës nuk ka pasur qarkullim, i cili rinisi mëngjesin e sotëm.

Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme.

QARKU ELBASAN

· Në bashkinë Librazhd për shkak të dëborës së rënë janë bllokuar rrugët rurale të fshatrave të Njësive Administrative Hotolisht dhe Polis.

Në njësinë administrative Hotolisht janë bllokuar fshatrat Frar, Dardhë dhe Qyrë, kurse në Polis, fshatrat Gure, Shpatë dhe Vilan.

· Rruga e bllokuar është Lunik-Stërblevë ku trashësia e dëborës deri në 1 m.

Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

ME TE LEXUARAT