Moti i acartë, OSHEE në Lekbibaj për të garantuar energjinë

Aktualitet

lekbibajMoti i keq ka sjellë reshje të shumta debore në disa zona të thella malore të vendit, duke shkaktuar jo vetëm bllokimin e rrugëve, por edhe probleme në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike, (OSHEE) njofton se edhe në një zonë të thellë 1140 metra mbi nivelin e detit si Lekbibaj e Tropojës po punohet për të garantuar energjinë elektrike në këtë mot të acartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në Lekbibaj, 1140 metra mbi nivelin e detit, punohet për të garantuar energjinë elektrike, nën kushtet e një moti të acart”, shkruan OSHEE në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke treguar dhe disa foto nga operacioni.

ME TE LEXUARAT