Moti i keq dhe gripi/ Beqaj: Shkollat mund te mbyllen edhe javen tjeter

Ulja e ndjeshme e temperaturave që pritet të shkojnë deri në -20 gradë si dhe numri i lartë i të prekurve nga virusi i grupit siç duket do të mbajë edhe për këtë javë larg bankave të shkollës, gjimnazistë, nxënës dhe fëmijët e kopshteve. Një fakt i tillë u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Zyrës Operacionale të thirru nga kryeministri Edi Rama.Ndër të tjera ai njoftoi gjithashtu edhe pezullimin e operacioneve të planifikuara në spitale dhe anuliminin e aktiviteteve kulturore në vend, ndërsa shtoi se do të kryehen vetëm rastet urgjente.
“Spitalet gjatë këtyre ditëve do të anulojnë operacionet e planifikuara, pra do të bëhen vetëm rastet urgjente. Janë çuar medikamentet në 16 qendra shëndetësore të zonave malore që bllokohen nga bora. Kemi nxjerr në TV kronika informative për gripin. Ditët në vijim do të marrim në konsideratë faktin nëse do të mund të mbahen shkollat të mbyllura edhe gjatë javës së ardhshme. Gjithashtu do të sugjeronim edhe anulimin e aktiviteteve kulturore. Për këto të dyja do të dalim shpejt me një vendim”, theksoi Beqaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Erion Veliaj ka një kërkesë për qytetarët e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e nesërme (E diel) ...