Parashikimi i motit për sot, bora vazhdon në veri, bllokohen rrugët

Meterologet parashikojne alternime kthjellimesh dhe vranësirash qe do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore duke gjeneruar reshje dëbore.

Parashikohet që gjatë ditës së premte 70 % e territorit të ketë reshje dëbore e cila do të zbresë deri në zonën e ulët, por në sasi të pakta.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të ndjeshme të reshjeve duke bërë që dominuese të jenë vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Gjatë natës do të ketë ndërprerje totale të reshjeve në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Siberia.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 3 apo 4 ballë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shkodër, arrestohet pedagogia, u mori studentëve 100 euro për notë

Një pedagoge e Universitetit te Shkodrës ra në prangat e policisë pas ...