Morën ryshfet për falsifikim, pranga tre zyrtarëve dhe policit në Berat

Kliko per me shume info

Tre punonjës të Degës së Kontrollit Teknik të Automjeteve në Berat dhe një punonjës policie kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për ‘korrupsion pasiv’, dhe ‘shpërdorim detyre’.

Pas një muaj hetimesh, Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SH.Ç.K.A), kanë mundësuar arrestimin e 3 punonjësve të kësaj pike gjatë punës në Urë-Vajgurore, ku edhe është Dega e kontrollit Teknik të Automjeteve.

Kliko per me shume info

‘BalkanWeb’ mëson se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet A.D, 59vjeç, H.Sh, 62 vjeç dhe D.K., 28 vjeç. Ata akuzohen për “Korrupsion Pasiv në Sektorin Privat” dhe “Falsifikim të vulave, stampave e formularëve”.

Arrestimi i tre punonjësve erdhi menjëherë pas vendimit të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat, e cila kishte dhënë për ta masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të sipërpërmendura.

Burime zyrtare pohuan se i dyshuar për këtë aferë korruptive akuzohet se është përfshirë dhe Zaçe Kajo, 44-vjeç, me detyrë “punonjës policie” në Komisariatin e Policisë Skrapar, i cili akuzohet për “Shpërdorim Detyre”, “Përkrahje e Autorit të Krimit” dhe “Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm”.

Edhe arrestimi i punonjësit të policisë Zaçe Kajo erdhi pas vendimit të marrë në po të njëjtën ditë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat, e cila kishte dhënë për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të sipërpërmendura.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here