Montazh në llogarinë e “Twitter-it”, shpërthen Bleona

Showbiz

Bleona Qerreti është një nga personazhet publik që flet hapur në rrjetet sociale dhe duket se së fundmi ajo ka shpëthyer aq shumë madje edhe me një fjalor që ka surprizuar ndjekësit e saj.

Shkak për këtë shpërthim është bërë profili i saj në Twitter, në të cilin është bërë montazh një status nga një faqe humori në Instagram.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Herën e fundit që ra borë në Tiranë unë isha e virgjër dhe mbaj mend që haja akull”, ky ka qënë statusi i montuar, i cili ka nevrikosur Bleonën.

“Boll me këto flliqësira e “photoshop-e” që bëni. Ky është “photoshop”. Ky postim nuk është bërë nga llogaria ime. Eshtë montazh, turp”, ka reaguar Bleona.

Por këngëtarja nuk e ka lënë me kaq, ajo ka vijuar më tej me zemërimin e saj duke ofenduar rëndë faqen e humorit në Instagram.TAR

ME TE LEXUARAT