Mjekët shokojnë, këto nëna rrezikojnë të lindin fëmijë të sëmurë

Shumë fëmijë të cilët lindin të sëmurë, si ‘’fajtor’’ kanë nënën ose babain e tyre. Së fundmi, mjekët kanë treguar se nënat të cilat vuajnë e artrit reumatoid mund të kenë shanset më të larta se mesatarja për zhvillimin e epilepsisë. Sipas një studimi të ri fëmijët e lindur nga nënat me artrit reumatoid ishin 1/3 më të rrezikuar për t’u prekur nga epilepsia nga mosha 4 vjeç, sesa fëmijët e tjerë.
Në një studim të rreth 2 milionë fëmijëve, shumica e tyre të lindur nga nëna me artrit reumatoid nuk kishin zhvilluar epilepsi, tha studiuesi Ane Lilleore Rom, nga Spitali Universitar i Kopenhagen, Danimarkë.
Megjithatë, u konstatua se kur një grua ka artrit reumatoid në shtatzëni, kushtet në mitër mund të bëjnë që truri i fetusit të jetë më i prekshëm nga epilepsia në vitet e mëvonshme.
Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar gabimisht krijon antitrupa që sulmojnë nyjet dhe kyçet. Epilepsia nga ana tjetër është një çrregullim që shkaktohet nga ndërprerje të funksioneve të trurit. Në teori, faktorët autoimunë në barkun e nënës, të tillë si antitrupa që vetësulmojnë, mund të bëjnë që këta fëmijë të jenë të prirur për t’u prekur nga epilesia.
Gjetjet janë të bazuara në të dhënat shëndetësore të më shumë se 1.9 milionë fëmijëve danezë. Fëmijët kanë lindur në periudhën 1977 – 2008. Afërsisht 13,500 kishin nënën me artrit reumatoid. Rreth 6,300 kishin babin me sëmundjen.
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 2.2 milion njerëz kanë epilepsi. Për fëmijët, një lëndim në kokë, kushte të caktuara të lindura, ose infeksione të trurit mund të çojnë në zhvillimin e sëmundjes. Në rastet kur nuk ka shkak të qartë, është menduar se faktorët gjenetikë mund të luajnë një rol.
Megjithatë, studiuesit theksuan se duhen më shumë studime mjekësore që të vërtetojnë lidhjen epilepsisë tek fëmijët e nënave me artrit reumatoid.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E pabesueshme, të gjithë i kemi skuqur vezët gabim deri tani…!

Një vezë e skuqur është gatimi më i thjeshtë që mund të ...