Mjekët këshillojnë: Dremisni pas drekës, por me një kusht

Soft

Dremitja pas drekës jo gjithmonë është një veprim i mirë nëse zgjat shumë. Sipas mjekëve, të dremisësh pas drekës mund të stimulojë produktivitetin e pasdites në vendin e punës, por kjo nuk duhet të marrë një kohë të gjatë, thotë Dhoma gjermane e Punës në Bremen.

Mjaftojnë 10 deri në 20 minuta dremitje në punë. Në qoftë se dremitja shkon më shumë se kaq, personi do të bjerë në një fazë më të thellë të gjumit dhe në fakt do të ndjehet i lodhur kur të zgjohet.

Egziston një truk i shkëlqyeshëm që dremitja të bëhet edhe më e mirë, thonë ekspertët e Dhomës gjermane.

Nëse pini një filxhan kafe vetëm disa momente para dremitjes, do zgjoheni i freskët. Kjo ndodh për shkak se kafeina fillon të veprojë vetëm pas gjysmë ore.

ME TE LEXUARAT