Ministri i Jashtëm turk rrëfen: E dimë kush është vrasësi i masakrës

Kliko per me shume info

Ministri i i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar së fundmi se autoritetet turke kanë arritur të identifikojnë autorin e sulmit në një klub nate në Stamboll, ku 39 persona humbën jetën. Ministri nuk bëri të ditur emrin e agresorit apo detaje të tjera lidhur me të.
I dyshuari sulmoi një klub popullor nate në Bosfor, duke shtënë 120 plumba mbi personat e pranishëm të cilët po festonin mbrëmjen e Vitin e Ri. Ndër 39 viktimat, 27 ishin shtetas të huaj. Grupi i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për këtë masakër vetëm një ditë pas ngjarjes. Kjo është edhe hera e parë që organizata terroriste merr autorësinë e një sulmi masiv në Turqi.
Autoritetet më herët deklaruan se ata ishin vënë në kërkim të një xhihadisti të dyshuar nga Azia Qendrore, më saktësisht nga Kirgistani ose Uzbekistani.
Por vetëm një ditë më parë, Kirgistani deklaroi se personi i lakuar në media si i dyshuari kryesor, nuk kishte asnjë lidhje me masakrën në Stamboll.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here