Ministri i Jashtëm i Turqisë: Iran, mjaft me shkeljen e armëpushimit!

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu i bëri thirrje Iranit të ndalojë së ushtruari presion mbi ushtarët Shi’ite dhe qeverinë siriane, duke dhunuar në këtë mënyrë armëpushimin në Siri, me paralajmërimin që po rrezikonte bisedimet për paqe.

“Turqia po punon me Rusinë në lidhje me veprimet që duhen të ndërmerren për ata që cënojnë paktin e armëpushimit, i ndërmjetësuar nga Ankara dhe Moska”, tha Cavusoglu në një intervistë televizive me agjencinë e lajmeve vendase “Anadolu”.

Gjithashtu, ai paralajmëroi që negociatat për paqe të cilat momentalisht po përgatiten nga Moska në Astana, mund të ndërpriten në rast se të tilla pengesa nuk ndalojnë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rritje pagash për punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit, ja sa persona do të përfitojnë

Rreth 5 mijë punonjës në industrinë e naftës dhe të gazit, pritet ...