Milani përmbys gjithcka dhe shkon në çerekfinale

Milani arriti te siguroje një vend në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mundi 2-1 Torinon në “San Siro”.

Kuqezinjve iu deshen vetëm 3 minuta për të marrë kualifikimin falë fitores së 3-të radhazi ndaj skuadrës granata, që iu afrua çerekfinaleve për 60 minuta.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, të cilët shënuan me anë të Belottit në të 27-tën.

Milani, që përgjithësisht e dominoi ndeshjen ndryshoi ritmin në pjesën e dytë dhe nga 61-të deri në të 64-trën shënoi dy herë duke ndryshuar tërësisht fatin e ndeshjes, i pari që dërgoi topin në rrjetë ishte Kucka.

Ndërsa 3 minuta më pas Bonaventura vuri në shinat e duhura kualifikimin e të tijve me golin e 2-1. Milani mund t’i kishte luajtur në qetësi çastet e fundit, por Lapadula në të 94’ gaboi një gol të sigurt.

Shtate minuta pas shtesës, ishte Milani që mori kualifikimin dhe në raundin tjetër do të gjejë përballë Juventusin, në një klasike të vërtetë të futbollit italian.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Politikani shqiptar i bën ‘’qejfin’’ vetes, i bashkohet turmës për në ndeshjen Itali- Shqipëri (Foto/ Video)

Shumë emocione për ndeshjen e sotme Itali- Shqipëri që luhet në Palermo.