Milan dhe Barça, “kthetrat” drejt Aurier

Siç bën të ditur e përditshmja franceze “L’Equipe”, Milan dhe Barcelona janë vënë në garë për mbrojtësin e Paris St. Germain, Serge Aurier.

Rosonerët janë ende në mbyllje të marrëveshjes me pronarët e rinj dhe për mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë, do të tentohet në sezonin e ardhshëm, ndryshe nga katalanasit të cilët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë konkrete për të gjatë janarit.

Aurier vlerësohet me një çmim prej 15 milionësh dhe vlera e tij ka ardhur në rritje pas performancave të mira të zhvilluara në kampionat këtë sezon.

/P.SH/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohet zv/trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë

Tekniku i kombetares shqiptare De Biasi duket se e ka gjetur njeriun ...