“Mic Sokoli” modern i Kosovës, kush është heroi që ndali dje trenin serb

Kosovë&Rajon

Tentimi i Serbisë që pas 18 vjetësh të lëshojë në qarkullim trenin në linjën Beograd- Mitrovicë, nuk u realizua.

Treni i cili mëngjesin e djeshëm u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, është kthyer në Beograd pasi ndaloi në stacionin në Rashkë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, me armatim të rëndë dhe me veshje kundër trazirave, u vendosën dje në një stacion treni në Jarinjën e Poshtme.

E, përpos forcave ROSU të cilat u përshëndeten nga të gjithë qytetarët për veprimin e tyre, në ndaljen e trenit ishte edhe një tjetër hero.

Gani Bullatovci është heroi i dytë i ditës së djeshme i cili i kishte vënë vetes një synim që do ta ndalonte trenin që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë.

Bulltavoci i cili ka më shumë se 30 vite që punon si makinist në Hekurudhat e Kosovës, ditën e djeshme u përball me një rrezik të madh nën përkushtimin për t’i dalë zot shtetit.

Ai drejtoi lokomotivën 007 në drejtim të veriut të Kosovës për t’i dalë përball trenit serb e për ta ndalur atë.

Bullatovci ka bërë të ditur se ndjehet krenar për këtë që ka bërë pasi që, sipas tij, ky ishte obligim moral ndaj shtetit.

Ky mund të ketë qenë plani tjetër i rrezikshëm i shtetit të Kosovës për të parandaluar arritjen e trenit në Mitrovicë. /Telegrafi/

ME TE LEXUARAT