Objekti misterioz bie nga qielli në Rusi…

Një tjetër meteor ka shkaktuar panik në Rusi. Pamjet mahnitëse janë kapur nga kamera e vendosur në një automjet në rajonin e Arkhangelsk.

Automjeti ishte duke lëvizur në orët e natës në një zonë të mbuluar nga dëbora kur në një moment qielli ndriçohet nga meteori gjigant që digjet në ajër. Për momentin nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

Meteorët mbi qiellin rus nuk janë të pazakontë pasi edhe në muajin dhjetor një meteor i tillë është filmuar mbi rajonin e Khakassia-s./tch

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here