Kërcënimi i Metës: Nëse Rama konfirmon 71 vota, unë iki që sot

Kreu i LSI-së, Ilir Meta i ka dhënë sot një mesazh të qartë kryeministrit Rama. Meta ka thënë prerë se nëse kryeministri Rama konfirmon se ka 71 vota, ai dhe partia e tij ikën që sot nga koalicioni dhe del në opozitë.

“LSI nuk është klienteliste dhe nuk është shtojcë e askujt, nëse PD do kishte 71 mandate LSI nuk do kishte hyrë në koalicion, nëse sot Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime apo jo, LSI del në opozitë që tani, nëse në 19 qershor Rama apo Basha konfirmojnë 71 mandate LSI do të jetë në opozitë, se vendi s’ka nevojë për LSI shtojcë të asnjë lloj maxhorance, edhe në opozitë do të votojë cdo ligj të integrimit evropian”- tha Meta.

13:20: Ja cfarë thotë Meta për Policinë e Shtetit dhe Klement Balilin

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka dalë sot në një bashkëbisedim me gazetarët ku ka folur edhe për “Policine e Shtetit” dhe “mos arrestimin e Klement Balilit”.

Deputetët e LSI-së, së fundmi kanë shpërthyer me akuza ndaj Policisë së Shtetit, por Meta thotë se “kam qenë përkrahës dhe do të jem përkrahës i Policisë”.

“Lidhur me ceshtjen e Policise, une kam qene gjithmone perkrahes edhe kur eshte sulmuar nga horra dhe bandite ne bulevard.

Kam qene perkrahes kur eshte sulmuar me arme dhe do vazhdoj te jem perkrahes i Policise se Shtetit.
Polici eshte kontakti i pare qe perballet me krimin. Te gjithe ata qe nuk e meritojne uniformen e policise duhet te ndeshkohen”- tha Meta.

Meta foli edhe për mos arrestimin e Klement Balilit, ku shtoi se kjo ceshtje “e mprehtë” duhet të diskutohet nga Këshilli i Sigurisë.

“Ky shqetesim eshte ngritur nga ambasadori Lu ne Tirane, dhe agjencia amerikane per trafikun. Gjate vizites ne SHBA u prita ne një takim te vecante, ku diskutuam per bashkëpunimin në rruget e drejtesise, dhe per trafikun e drogen.
Kam marre fjale te mira per punen qe eshte bere ne drejtesi.
Me kane kerkuar te terheq vemendjen e autoriteteve per mos arrestimin e Balilit. Keshilli i Sigurise mbledh te gjitha institucionet e vendit dhe diskuton ceshtjet e mprehta”- tha Meta lidhur me mos arrestimin e Balilit./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Berisha në cadër në mungesë të Bashës: S`ka asnjë garanci për votën, Rama të dorëhiqet

Në mungesë të Lulzim Bashës, qe po zhvillon një vizitë zyrtare në ...