Meta: Haradinaj duhet të kthehet sa më parë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar për vendimin e gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Colman-it në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish-kryeministrit të Kosovës.

Në vijim, ai gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar duke e çliruar kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia. Ramush Haradinja, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur.

AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grida Duma nxjerr emrin: Ja biznesmeni që sponsorizoi Erjon Veliajn

Vazhdon përplasja mes Erion Veliajt dhe Grida Dumës, lidhur me një udhëtim ...