Policia flet për arrestimin e mësueses në Shkodër: Nxiste terrorizmin

Aktualitet

Policia e Shtetit deklaroi diten e sotme se ka arrestuar ish-mësuesen e Medresesë së Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia” për nxitje të urrejtjes.

Lajmi eshte bere me dije edhe me heret nga ana e burimeve jo zyrtare por kjo eshte deklarata e pare zyrtare e policise ne lidhje me mesuesen e arrestuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja është bërë publike ditën e djeshme gjatë transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasja në fjalë gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

Në deklarimet e marra drejtuesve të shkollës në fjalë, si dhe nga deklarimet e marra vetë shtetases, provohet se është ajo në videon e shfaqur në emisionin “Stop”.

Në vijim janë kryer veprimet e tjera proceduriale, duke sekuestruar videon dhe transkriptin e bisedës së zhvilluar në klasë, ku dëgjohen qartë pohimet e kundraligjshme.

Në përfundim të procedurave, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen Emine Alushi, 39 vjeç, banuese në Shkodër, me profesion mesuese e teologjisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të Antiterrorit po vazhdojnë punen për hetimin e shtetases në fjalë apo bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

E arrestuara ne Shkoder mesohet se eshte sjelle ne Tirane ku eshte marre ne pyetje nderkohe qe po hetohet per bashkepunetore apo mbeshtetes te mundshem te saj.

ME TE LEXUARAT