Messi dhe yjet e Barçës bojkotojnë gala-në e FIFA-s

Klubi katalanas është takuar këtë mëngjes dhe ka vendosur që asnjë lojtar i Barcelonës të mos udhëtojë drejt Zyrihut, për të marrë pjesë në mbrëmjen gala të FIFA-s, ku do të laureohen më të mirët e vitit 2016.

Pas një takimi të stafit sot në mëngjes, siç qëndrojnë gjërat, është parë e preferueshme që lojtarët të mos marrin pjesë. Kështu, mosprania e Iniesta, Pique, Messi dhe Luis Suarez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të qeverisë botërore të futbollit, është parë si diçka jonormale nga prestigjiozja spanjolle, Marca”.

LEXO EDHE:  E pabesueshme çfarë po ndodh në Liverpool-Roma, shënohet goli i katërt
Kliko per me shume info

Sidoqoftë, nuk ka në këtë mes bojkot të FIFA-s nga klubi katalanas, por “shtrëngim të radhëve” nga trajneri Luis Enrique, që e nisi vitin e ri 2017 me një barazim ndaj Villarealit, duke e thelluar hendekun me kreun e La Liga. Vetë klubi do të përfaqësohet në mënyrë të rregullt nga anëtarët e bordit drejtues. Pas lajmeve mediatike, klubi katalanas lëshoi ​​një deklaratë, duke shpjeguar arsyet e ndryshimit të mendjes (mosudhëtimi i lojtarëve për në Zyrih).

LEXO EDHE:  “Bayerni synon hakmarrje ndaj Realit”

Ndeshja e Kupës së Mbretit, sipas letrës publike të Barcelonës, është “fajtore”, në këtë rast:“Në mënyrë që skuadra të ketë prioritet përgatitjen e ndeshjes së të mërkurës, kundër Athletic, klubi ka vendosur që lojtarët e ftuar në gala-në e FIFA-s, të nominuar për çmimet më të mira, e cila do të mbahet sot pasdite, nuk lëvizin.

LEXO EDHE:  "Nëse Barcelona më thërret, kthehem që nesër"

Atje do të jenë disa nga udhëheqësit më të rëndësishëm, si presidenti Josep Maria Bartomeu, zv.presidenti sportiv Jordi Mestre, menaxheri Silvio Elias, drejtori i përgjithshëm Oscar Grau, drejtori profesional sportiv Albert Soler, sekretari teknik Robert Fernandez dhe drejtori i futbollit, Raul Sanllehí.”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here