Lionel Messi shpëton Barcelonën nga humbja

Lionel Messi e ka shpëtuar nga humbja Barcelonën në duel me Villarealin, duke siguruar një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Villareali dhe Barcelona kanë luajtur baras 1-1, të dielën në javën 17-të. Mikpritësit kanë afër fitores pasi që deri në minutën e 90-të ishin në epërsi prej 1-0, me golin e Sansone (50’).

Mirëpo, në finish të ndeshjes, ‘Blaugranat’ bën presion të madh drejt portës së nikoqirëve dhe minutën e fundit të ndeshjes përmes Lionel Messit barazuan rezultatin në 1-1, rezultat më të cilën edhe u mbyll kjo sfidë.

Pas këtij barazimi, Barcelona bie në pozitën e tretë me 35 pikë, pesë më pak se Real Madridi që kryeson tabelën, kurse, Villareali renditët në pozitën e pesta me 30 pikë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lorik Cana trajner i Kombëtares shqiptare?

Ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana së fundmi u ka dhuruar ...