Merrnin para për operacion, QSUT shkarkon mjeken dhe sanitaren

52
Kliko per me shume info

Pas denoncimit në rrjetet sociale ku shihej se si mjekët merrnin para për një operacion apandesiti, QSUT ka njoftuar se ka nisur procedurat për zgjidhje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës për mjeken E.N dhe sanitaren M.K

Njoftim i QSUT

Kliko per me shume info

Drejtoria e QSUT reagon menjëherë pas daljes në mediat online, të pamjeve filmike, ku shfaqen dy punonjëse të stafit mjekësor dhe sanitar në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale, në një akt mitmarrje gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtoria e Përgjithshme e QSUT-së, njofton se është duke zbatuar procedurat e parashikuara nga dispozitat e Kodit të Punës për zgjidhje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës për mjeken E.N dhe sanitaren M.K., ndërkohë që çështja po i përcillet organeve kompetente ligjzbatuese si dhe Urdhërit Profesional të Mjekut për ndjekjen e mëtejshme.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin shërbime mjekësore në QSUT, që të mos hezitojnë për të bashkëpunuar në raportimin dhe denoncimin e çdo rasti korruptiv, në cilindo nivel të shërbimit spitalor

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here