Merr flakë në Tiranë makina e ish-deputetit Elmaz Sherifi

Aktualitet

flake-zjarr-makinaMerr flake makina e ish deputetit Elmaz Sherifi në Bulevardin “Bajram Curri”, në Tirane.Sipas policisë, mjeti tip “Lexus” me targë TR 5800 S ishte në pronësi të ish-deputetit socialist Elmaz Sherifi.

Së fundi ai ka krijuar edhe një parti të re, Lidhja për Drejtësi e Progres.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se zjarri në makinë mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mase elektrike. Megjithatë hetimet për ngjarjen vijojnë.

Kalimtarë të rastit kanë mundur të shkrepin foto nga vendngjarja ku duket qartë që mjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

ME TE LEXUARAT