Menaxheri i modës dënohet për mashtrim. Pse dëshmoi edhe Ermal Mamaqi

Aktualitet

Gjykata e Apelit në Tiranë dënon me tre vjet burg Tedi Durishtin, “menaxherin e agjencive të modës” të akuzuar për mashtrim ndaj disa vajzave.

Më 23 dhjetor 2016, Gjykata e Apelit Tiranë ka dhënë dënimin e formës së prerë për ndëshkimin me tre vjet burg të Tedi Durishtit, 23 vjeç, i arrestuar në shkurt 2015. Ai ishte dënuar 4.8 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me akuzën e mashtrimit. Në një nga episodet për të cilat është akuzuar i dyshuari, ai kishte përmendur e madje kishte pretenduar se ishte pjesë e kompanisë, në pronësi të Ermal Mamaqit, shkruan "Panorama".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për këtë fakt shtetasi Ermal Mamaqi ka bërë menjëherë njoftim në adresat e tij dhe të agjencisë, se i pandehuri nuk ishte i punësuar në agjencinë e tyre dhe se nuk kishte lidhje me ta”.

Aktori dhe prezantuesi i njohur ka dëshmuar gjatë hetimit të këtij rasti, por edhe në mesazhet e shpërndara në faqet e tij publikisht, se nuk kishte asnjë lidhje me Tedi Durishtin.

ME TE LEXUARAT