Media italiane: Ky shqiptar është tepër i rrezikshëm…!

Gazeta italiane “Corriere della Sera” i është rikthyer dosjes së shqiptari Alban Haki Elezi, 38 – vjeç, i arrestuar në vendin fqinj dhe më pas i dëbuar me akuzën e përhapjes së propagandës së ISIS e rekrutimit të ushtarëve për Shtetin Islamik.

Në artikullin me titull “Një xhihadist i dëbuar nga Breshia, lidhje me Al Baghdad”, thuhet se “emri i Alban Elezit është shfaqur në disa hetime të lidhura me kreun e ISIS, Abu Bakr al Baghdadi”.

Elezi ka patur kontakte të drejtpërdrejta në rrjet me Kalifin e Shtetit Islamik. Sipas të njëjtave burime lidhjet e Alban Elezit me Abu Bakr al Baghdadin, vazhdojnë ende.

Alban Elezi u arrestua në kuadër të operacionit Balkan Connection, por Gjykata e Apelit të Breshias e la të lirë në mungesë të provave që të faktonin lidhjet e tij me ISIS. Lirimi i tij u shoqërua me dëbimin nga Italia.

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Alban Elezi u kthye në Shqipëri në Korrik të vitit 2015. Aktualisht ai gjendet në Shqipëri ndërsa autoritetet thonë se vijojnë hetimet për lidhjet e tij.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aksident me tri viktima në Greqi, dy shqiptarë mbeten të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Patra-Pyrgos, ku sipas policisë greke ...