Media amerikane: Shqipëria mund të vendosë veto në NATO kundër Maqedonisë

Aktualitet

rama-gruevskiPër anëtarësimin në NATO, Maqedonia do të ketë pengesë përveç Greqisë, edhe Shqipërinë. Mediat amerikane i kanë bërë menjëherë jehonë deklaratave të Ramës ditën e sotme se Shqipëria do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

Rrjeti televiziv amerikan ABC News raportoi se tashmë Maqedonia do te këtë edhe një bllokadë nga Shqipëria, përvec Greqisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo e fundit e kushtëzon hyrjen e Maqedonisë në NATO me konfliktin e emrit. Kryeministri Rama tha sot se Maqedonia s’mund të jetë pjesë e NATO-s, nëse nuk zbaton Marrëveshjen e Ohrit.

Duke folur në Samitin kundër terrorizmit që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri tha se gjatë ngjarjeve të Kumanovës, fjala shqiptar dhe terrorist u bënë bashkë nga happy wheels ana e palës maqedonase.

“Ne duam një Maqedoni jo vetëm të qendrueshme, por edhe të jetueshme. Pa zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia kurrsesi nuk mund të jetë pjesë e NATO-s”, – tha Rama.

ME TE LEXUARAT