“Më vodhët telefonin”, shqiptari plagos me pistoletë dy të rinj në Itali

10
Kliko per me shume info

Një shqiptar ka plagosur dy marokenë, pasi i akuzonte ata se ia kishin vjedhur telefonin.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, gjatë mbrëmjes së djeshme ka hyrë në një lokal në gjendje të dehur dhe ka nisur sherrin me dy marokenët, duke i akuzuar se ia kanë vjedhur aparatin celular.

Kliko per me shume info

Pas debatit, shqiptari ka marrë një pistoletë dhe ka shtënë në drejtim të dy shtetasve nga Maroku, shkruajnë mediat italiane.

Karabinierët kanë mbërritur pak më vonë në vendin e ngjarjes, duke marrë dëshmitë e të pranishmëve dhe shpallur në kërkim shtetasin me origjinë nga Shqipëria. Dy marokenët, njëri 30 vjeç dhe tjetri 35 janë dërguar me plagë të rënda në spitalin e Empolit.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here