Me të brendshme në metro, ja si sfidohet i ftohti në Poloni(Foto)

Soft

I ftohti në Poloni pritet ndryshe. Një numër banorësh të kryeqytetit polak, Varshavë kanë udhëtuar pa pantallona.

Me temperaturat jashtë që shkonin në -10 gradë Celsius, pjesëmarrësit veshën rroba normale dimri, kapela, shaje, pallto dhe çizme, por ekspozuan këmbët e tyre në metro për të përmbushur sfidën.

E nisur në Nju Jork në vitin 2002, udhëtimi pa pantallona në metro është përhapur në shumë qytete të botës. Shumë banorë të Varshavës e gjetën informacionin për ngjarjen e këtij viti “online”. E mes pjesëmarrësve kishte edhe fëmijë.

“Kjo është një shfaqje pozitive. Unë e rekomandoj. Për mua nuk është aspak ftohtë”, tha një vajzë që priste në stacion. “Neve na u tha për këtë ngjarje nga vajza jonë. Kjo është hera e parë për mua, por nuk do të jetë e fundit. Më pëlqen”, shtoi nëna e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas përllogaritjeve në platformat e medieve sociale, argëtimi zgjati për 4 orë dhe tërhoqi rreth 924 pjesëmarrës. Gjatë udhëtimit të tyre, sidoqoftë, pjesëmarrësit pa pantallona duhet të ruan.

 

ME TE LEXUARAT