Paguhet më pak se Hysaj, e vëzhgon Bayerni dhe Reali

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, vitin e kaluar u përfol shumë në tregun e futbollistëve, teksa medie të ndryshme sportive e “çuan” te skuadra si Bayern, Barcelona, Chelsea, Atletico Madrid apo Arsenal.

Deri tani asgjë nuk ka ndodhur, madje duket se “hiti” i verës te Napoli nuk do të jetë lojtari nga Malësia e Madhe, por një shok skuadre i tij.

Ai është Faouzi Ghoulam. Algjeriani aktualisht paguhet 900 mijë euro në vit, dyfish më pak se Hysaj.

Siç shkruan e përditshmja “La Gazzetta dello Sport”, Real Madrid është shumë i interesuar për algjerianin, i cili luan si mbrojtës i majtë.

Klubi madrilen kërkon ta përdorë si zëvendësues të brazilianit Marcelo.

Ndërkohë, edhe Bayern është gati të bëjë një ofertë për të. Ghoulam ka edhe një vit e gjysmë kontratë te Napoli, por ende nuk ka rinovuar me klubin italian.

Vlera aktuale e 25-vjeçarit sipas “Transfermarkt”-it llogaritet rreth 15 milionë euro.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

FIFA i paguan 1 milionë euro për shkak të lëndimit

Operacioni i ligamenteve të gjurit për shkak të lëndimit të rëndë në ...