Ky material është dhjetë herë më i fortë se çeliku

Kliko per me shume info

Rreth 15 vite me pare u zbulua grafeni, një fletë super e hollë prej karboni që mendohet të jetë materiali më i fortë në planet.

Por megjithëse grafeni është shumë herë më i fortë se çeliku, kthimi i tij në një material të përdorshëm për arkitekturën ka qënë shumë i vështirë.

Kliko per me shume info

Të kthesh grafenin dy dimensional në një strukturë tredimensionale, si blloqet e ndërtimit ka qënë e vështirë pasi ai “dëshiron të qëndrojë në strukturë dy dimensionale.

Por kjo mund të ndryshojë falë shkencëtarëve të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts.

Duke përdorur modelimin me kompjuter, shkencëtarët kanë ndërtuar një material të ri, ende pa emër, i ngjashëm me një sfungjer që ka 5% të densitetit të çelikut dhe është 10 herë më i fortë. Kjo zgjon shpresën se do të jetë një material ideal për arkitekturën, në të ardhmen.

“Ne mund të përdorim këtë material si zëvendësues për një sërë materialesh të përdorura në infrastrukturë, si urat, apo si zëvendësues për çelikun dhe betonin”, thotë për CNN, Zhao Qin, inxhinier i MIT.

Grafeni u zbulua në 2002 nga Andrew Geim një profesor fizike i universitetit të Manchesterit./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here