Masakruan 39 persona në Stamboll, ISIS merr përsipër sulmin: Qëlloi një ushtar heroik i kalifatit

8
Kliko per me shume info

Masakra e Stambollit është vepër e ISIS. Përmes një deklarate të agjencisë së saj të lajmeve Amaq, organizata terroriste ka marrë përsipër sulmin në klubin e natës “Reina”, në Stamboll, mbrëmjen e Vitit të Ri, nga i cili humbën jetën 39 persona.

Bombarduesi, sipas autoriteteve turke, vjen nga një vend i Azisë Qendrore, me sa duket nga Uzbekistani ose Kirgistan. Për kapjen e tij u mobilizuan mijëra forca të policisë në të gjithë vendin.

Kliko per me shume info

“Duke vazhduar operacionet e bekuara që Shteti Islamik ka zhvilluar kundër mbrojtësve tëkryqit, në këtë rast Turqia, një ushtar heroik i kalifatit ka goditur një nga klubet më të famshme të natës në të cilën të krishterët festojnë festat e tyre”, thuhet në deklaratën e Shtetit Islamik.

Mësohet se atentatori i veshur si babagjysh ka derdhur 180 plumba në mes të turmës që festonte Vitin e Ri, e më pas ka hedhur armën duke u larguar.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here