Masakra në Stamboll, "babagjyshi vrasës" ekzekutoi 39 persona në lokal

Bota

Një person i armatosur ka qëlluar në një klub nate në Stamboll, në lagjen e Beshiktash, në pjesën europiane të qytetit.

39 janë të vdekur mes të cilëve 15 të huaj dhe 69 të plagosur. Atentatori hyri në lokalin e famshëm, ‘Reina’, i veshur si Babagjyshi dhe ka hapur zjarr.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E më pas është arratisur. Dëshmitarët dhe mediat locale flasin në fakt për 2-3 persona të armatosur.

Bilanci është bërë i ditur nga guvernatori i Stambollit Vasip Sahin, i cili ka folur për një sulm terrorist. Sahin shtoi se sulmi është bërë nga një person i vetëm.

Në lokal sipas mediave vendase ishin të pranishëm rreth 700-800 persona, ndërkaq që kërkime kanë nisur dhe për persona të cilët janë hedhur në ujë kur ka nisur sulmi, pasi klubi i natës është buzë detit.

Për Vitin e Ri masat e sigurisë në Turqi ishin rritur, me 17 mijë policë në shërbim, disa prej tyre për ironi të fatit gjithashtu të veshur si Babagjysh, njësoj si atentatori.

ME TE LEXUARAT