Masakra në Stamboll, dëshmitarët: Njerëzit u hodhën nga ura e Bosforit për të shpëtuar

Kliko per me shume info

Policia truke është në kërkim të autorit të masakrës, ku i mori jetën 39 personave gjatë festimeve të Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll.
Mësohet se ‘’Babagjyshi’’, hapi zjarr në lokalin rreth 1:15 pak më shumë se një orë në vitin e ri, duke vrarë një polic dhe një civil. Sipas dëshmitarëve shumë njerëz janë hedhur nga ura e Bosforit në panik pas sulmit për të shpëtuar.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ishte më shumë se një sulmues, por zyrtarët nuk e kanë konfirmuar këtë.
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha se 15 ose 16 prej të vrarëve ishin të huaj, por që janë identifikuar deri tani vetëm 21 prej trupave. Ai tha se 69 njerëz janë në spital, katër prej tyre në gjendje kritike.

Kliko per me shume info

“Një Ndjekje për terroristë është duke u zhvilluar. Policia ka nisur operacionet. Ne shpresojmë se sulmuesi do të kapet së shpejti”, u tha ai gazetarëve. mNjë ndërprerje e mediave ka qenë e imponuar nga qeveria turke.

Zyra e Jashtme britanike tha se është duke bashkëpunuar me autoritetet për të përcaktuar nëse ndonjë britanik është mes viktimave të masakrës.
Shtëpia e Bardhë ka dënuar të shtënat si një “sulmi të tmerrshëm terrorist”, dhe u zotua për mbështetjen e tyre në Turqi.
Turqia u bë ‘’viktima’’ e parë e sulmeve terroriste për këtë vit të ri. Shpërthimi që u bë, i mori jetën 39 personave, 15 shtetas të huaj, në mesin e tyre edhe një polic dhe 69 të lënduar.

Sulmuesi ishte maskuar si babagjysh, të cilët i ka zhveshur pas kryerjes së sulmit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here