Masakra në Stamboll, vritet një prej agresorëve (VIDEO)

Kliko per me shume info

Mediat lokale në Turqi kanë publikuar një video ku shihet një person i armatosur me kallashnikov që qëllon mbi një polic dhe një civil, ku më pas hyn në lokalin e natës duke qëlluar mbi persona që gjendeshin brenda.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka deklaruar se agresori është ende në kërkim. Forcat speciale kanë nisur kontrollin e ndërtesave për rreth klubit të natës në Stamboll.

Kliko per me shume info

Agjencia turke e informacionit DHA, shkruan se ende nuk dihet identiteti i personit që shihet në video, por nga ana tjetër raportohet se një tjetër agresor është qëlluar për vdekje.

Ndërkohë, forca të policisë kanë bllokuar zonën ku ndodhi masakra. Në momentin e sulmit në lokal ndodheshin 700 deri në 800 persona.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here