Masakra në Florida, i mbijetuari: Laptopi më shpëtoi jetën, si u vra burri pranë meje me plumb në kokë

Bota

Steve Frappier i ka borxh jetën laptopit të tij. 37-vjeçari është një nga shumtët, që përjetuan tmerrin e mbrëmjes së të premtes në aeroportin “Fort Lauderdale”, në Florida, SHBA, ku një 26-vjeçar vrau 5 persona dhe plagosi 8 të tjerë.

“Kur dëgjova të shtënat e para dhe njerëzit që bërtisnin që në aeroport ishte një person që qëllonte me armë, nuk u mendova gjatë por u shtriva në dysheme përmbys. Në shpinë kishte një çantë brenda së cilës kisha dhe laptopin tim. Aty pranë meje pashë se si një burrë u qëllua në kokë nga një plumb, u shokova.

Në një moment dëgjova një goditje në shpinë, vetëm, kur gjithçka mbaroi kuptova se isha gjallë falë laptopit tim, i cili ishte bërë mburojë duke më shpëtuar jetën”, ka thënë ai pas ngjarjes, raporton BalkanËeb.

Steve Frappier, i cili është drejtor i Universitetit Ëestminster Schools, në Atlanta tregoi për mediat amerikane se qëndroi një kohë të gjatë përmbys duke pritur që gjithçka të mbaronte. Më pas ai i dorëzoi policisë laptopin e tij, që ishte dëmtua nga një plumb dhe aty brenda në çantën e tij gjetën dhe plumbin që mund t’i kishte marrë jetën 37-vjeçarit./balkanëeb/

ME TE LEXUARAT