Masakra e Stambollit, kryeministri: “Terroristi nuk ishte veshur si babagjysh, si i shpëtoi kapjes nga policia”

Pas masakrës së Stambollit ku mbetën të vrarë 39 persona dhe 69 të plagosur, ka reaguar kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım. Sipas raportimeve të mediave vendase, ai vizituar personat e plagosur, shoqëruar nga disa ministra të kabinetit, Prefekti i Stambollit dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Yıldırım, pasi ka vizituar të plagosurit në dalje ka bërë edhe një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Kliko per me shume info

“Terrori nuk mund të na frikësojë. Nuk mund të na prishë vëllazërinë, unitetin dhe bashkërinë. Terrori nuk mund të në trembë ne, përkundrazi ne e trembim atë”, – ka thënë Yıldırım. Në vijim ka shtuar: “Dëgjoj sa djathtas majtas se personi ka ardhur i veshur si babagjysh dhe ka sulmuar. Një gjë e tillë nuk është e vërtet. Ai ka ardhur i armatosur. Si një terrorist.”

Duke vënë në dukje se terrori është një problem i përbashkët i njerëzimit, Yıldırım në vijim të fjalës së tij ka thënë: “Turqia prej kohësh është duke luftuar pas asnjë kompromis kundër terrorist të brendshëm dhe të jashtëm. Kundër FETÖ-s dhe kundër DEASH-it. Normalisht që e dimë se do të ketë reagime. Por përballë terrorit nuk do të gjunjëzohemi kurrë”, – tha ai.

Ndërsa duke dhënë detaje mbi sulmuesin, Kryeministri i Turqisë Yıldırım ka thënë se ai ka lënë armën dhe është larguar duke përdorur kaosin e momentit. Ai ka vënë në dukje se forcat e sigurisë janë duke punuar me përpikmëri për evidentimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Në lidhje me identitetin e agresorit Kryeministri turk tha: “Kanë nisur të marrin formën e vet mundësitë e identitetit të agresorit. Të gjitha forcat e sigurisë janë duke punuar. detajet do ti ndajmë me opinionin publik sapo të jenë të qarta. Duhet të dihet që ky sulm terrorist që ndodhi sot këtu një ditë tjetër mund të ndodhë edhe në një vend tjetër. Nuk ka asnjë garanci për këtë. Për këtë arsye asnjëherë nuk mund të themi që ky vend është i sigurt ndërsa ky tjetri është i kërcënuar. Vetëm pak ditë më parë ndodhi në Gjermani, ndërsa një ditë më parë në Irak. Terrori s’ka as fe dhe shenjtëri. Terrori është kudo terror. Standardi i dyfishtë në luftën kundër terrorizmit nuk të çon në sukses në këtë drejtim”, tha ai.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here