Masakra e Stambollit, policia turke zbulon foton e të dyshuarit(Foto/Video)

Kliko per me shume info

Policia turke ka bërë të mundur zbulimin e fotos së të dyshuarit të parë të aktit terrorist në klubin e natës në Stamboll ku u vranë 39 veta. Personi i paidentifikuar në foto mendohet të jetë nga Turkestani Lindor ose nga Afganistani. Inteligjenca turke beson se ai është anëtar i filialit të ISIS në Turkestanin Lindor. Por ende nuk ka një konfirmim për këtë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur agresori fillon të qëllojë mbi të pranishmit në klubin e natës Reina me një kallashnikov gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri. Në videon e publikar, tregohet i armatosuri që qëllon breshëri plumbash në hyrjen e klubit në qarkun Ortakoy të Stambollit.

Kliko per me shume info

Deri më tani janë identifkuar disa prej viktimave të masakrës, përfshi një roje sigurie femër dhe një turist izraelit. Gjatë kohës që qëllon në mënyrë të pareshtur në klub, agresori vazhdimisht thërret “Allahu Akbar”. 15 prej të vdekurve janë të kombësive të ndryshme, kryesisht nga Arabia Saudite, Maroku, Libani dhe Libia. Plot 69 të tjerë u plagosën nga sulmi i kryer në orët e para të 1 janarit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here