Transferohen liderët e bandave pas masakrës në burg...

Bota

Qeveria braziliane do të dërgojë nëpër burgje të ndryshme liderët e bandave të një burgu pas një masakre të djeshme gjatë të cilës u vranë 56 të burgosur.

Vrasjet u kryen si pasojë e përleshjeve brenda burgut që gjendet në shtetin federal të Amazonës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një bandë e njohur si “Familja Veriore” e cila siç raporton Reuters, e kontrollon kompleksin e burgjeve në qytetin e Manaus, ku ndodhi masakra, ka sulmuar të burgosurit që janë pjesë e një grupi rival.

Të burgosurit që janë pjesë e kësaj bande iu kanë hequr kokat të burgosurve të tjerë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur përtej murit të burgut “Anisio Jobim” i cili ka tre herë më shumë të burgosur se sa janë kapacitetet e tij.

Ky është rebelimi më i rëndë në burgjet e Brazilit prej vitit 1992, kur u vranë 111 të burgosur në Carandiru të Sao Paolos.

Burgjet e ngarkuara të Brazilit kanë probleme të mëdha për shkak të rivalitetit në mes të bandave që merren me tregtinë e drogës.

Brazili me 600 mijë të burgosur, konsiderohet si vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të burgosurve.

ME TE LEXUARAT