Ngacmoi gazetaren, Twitter i pezullon llogarinë “shqiptarit të urryer”

14
Kliko per me shume info

Twitter ka vendosur qe shqiptaro-amerikanit Martin Shkreli ti pezullohet llogaria në Twitter pasi akuzohet për ngacimin e gazetares Lauren Duca.

Sipas BBC-së, ky pezullim është i lidhur pikërisht me këtë çështje. Shkreli u bë mjaft i njohur me kompaninë e tij, pasi rriti brenda natës me 5 mijë përqind çmimin e Daraprimit, ilaç që përdoret për të prekurit me AIDS.

Kliko per me shume info

Më herët znj. Duca kishte printuar një ftesë nga z. Shkreli në inaugurimin e Donald Trump si president. Përgjigja e saj që postoi në Twitter ishte: “Më parë do të ha organet e mia”.

Pas këtij postimi, Shkreli i është përgjigjur Duca ku shkruan “ju e dini çfarë i ftohti”, duke postuar disa foto false të tij dhe Duca së bashku.

Para se t’i pezullohej profili, Shkreli kishte shkruar “kam një përplasje të vogël me Lauren Duca”. Në dhjetor Shkreli u arrestua pasi dyshohej për mashtrim me letrat me vlerë, dhe u tërhoq nga drejtimi i kompanisë së tij, Turing Pharmaceuticals. Gjyqi ndaj tij nis më 26 qershor.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here