Nënës shqiptare i marrin dy vajzat e vogla në Itali, arsyeja shokuese

Aktualitet

Autoritetet italiane i kanë marrë dy vajzat të moshës 12 dhe 10 vjec një nëne shqiptare me banim në Itali.

Sipas mediave italiane vajzat i janë marrë pasi dhunoheshin prej kohësh sistematikisht nga nëna dhe një xhaxha i tyre, shpesh herë pa asnjë motiv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ato kanë përfunduar në spital për trajtim dhe më pas do të vendosen në shërbimin social, larg familjes dhunuese.

Vajzat, banuese në Milano, që nga 11 janari janë të shtruara në repartin e pediatrisë dhe demonstrojnë pasoja të traumës së pësuar.

"Rriheshim me shpulla e ndonjëherë edhe me okllai nga nëna"- janë shprehur vajzat para policisë.

Ato tregojnë se ndëshkoheshin me dënime nga më të ndryshmet, për gjëra fare të vogla, apo shpesh edhe pa shkak.

Vajzat thonë se s'duan të shkojnë në shtëpi nga frika se nëna do ti rrahë prapë.

ME TE LEXUARAT